Trajtim në Turqi

Partneri juaj në shëndet dhe mirëqenie


Vendndodhja

Vendndodhja

Lagja Lakrishtë, Rr. Bill Klinton, Objekti Donika 2, Hyrja C, Kati Përdhesë, 10000, Prishtinë


Infeksionet e veshit, simptomat, shkaqet, dhe trajtimi
Infeksionet e veshit, simptomat, shkaqet, dhe trajtimi

Infeksionet e veshit, simptomat, shkaqet, dhe trajtimi

Infeksionet e veshit janë ndër arsyet më të shpeshta, apo të zakonëshme të vizitave te mjeku, e në veçanti fëmijët.  Ato përfshijnë pjesë të ndryshme të veshit – të jashtme, të mesme dhe të brendshme – dhe mund të shkaktojnë dhimbje, humbje të dëgjimit dhe komplikacione serioze nëse nuk trajtohen siç duhet. 

Çfarë janë infeksionet e veshit? 

Infeksionet e veshit janë inflamacione ose infeksione të shkaktuara nga baktere, viruse ose kërpudha, që prekin një ose më shumë pjesë të veshit:

  • Veshi i jashtëm (otitis externa)
  • Veshi i mesëm (otitis media)
  • Veshi i brendshëm (labirintiti, neuriti vestibular)

Llojet e infeksioneve të veshit

1. Otiti i jashtëm (veshi i notuesëve)
Ky infeksion prek, apo shkakton problemenë kanalin që lidh veshin e jashtëm me timpanin e veshit.  Ky infeksion shkaktohet shpesh nga lagështia e madhe në vesh, e në veçanti pas notit ose banjos.

Simptomat:

  • Dhimbje në vesh 
  • Skuqje ose ënjtje e kanalit të veshit
  • Sekrecione me erë të keqe

Trajtimi:

Përdorimi i pikave antibiotike ose kortikosteroide.

2. Otiti i mesëm (akut dhe kronik)

Otiti media akut:
Shfaqet shpesh pas një infeksioni të rrugëve të sipërme respiratore.

Simptomat:

  • Dhimbje e mprehtë në vesh
  • Temperaturë
  • Ulje e dëgjimit
  • Sekrecione nëse daullja çahet

Otiti media kronik:

Një problem, infeksion i vazhdueshëm i veshit të mesëm, e që mund të zgjasë me muaj.
Komplikacionet e mundshme:

  • Perforim i daulles së veshit
  • Humbje e dëgjimit
  • Infeksione të përsëritura

3.  Infeksionet në veshin e brendeshem.

 Labirintiti:
Mbrojtja, inflamacioni  strukturave të veshit të brendëshëm që kontrollojnë ekuilibrin dhe dëgjimin e veshit.

Simptomat:

  • Marramendje intensive
  • Të vjella
  • Humbje dëgjimi
  • Zhurmë në vesh (tinnitus)

Kërkon trajtim të menjëhershëm, shpesh me medikamente antivirale ose kortikosteroide dhe terapi për balancën.

Shkaqet e infeksioneve të veshit 

  • Bakteret (Streptococcus pneumoniae, Haemophilus influenzae)
  • Virusët (gripi, adenoviruset)
  • Kërpudhat (Candida, Aspergillus – veçanërisht në veshi të jashtëm)
  • Ftohjet dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
  • Alergjitë
  • Papastërtia ose uji në vesh

 Faktorët e rrezikut

  • Mosha - te fëmijët nën 5 vjeç
  • Qëndrimi i gjatë në ujë
  • Përdorimi i kufjeve të ndotura
  • Duhani pasiv
  • Imuniteti i ulët
  • Sinuziti kronik

 Diagnostikimi i infeksioneve të veshit

Mjeku përdor aparaturen mjeksore për të parë timpanin e veshit. 
Testet e tjera përfshijnë:

  • Tympanometria
  • Testimi i dëgjimit (audiometri)
  • Ekzaminimi mikrobiologjik i sekrecioneve
  • Skanim CT ose MRI në raste të rënda.

 Trajtimi i infeksioneve të veshit

  • Trajtimi mjekësor
  • Antibiotikë (amoxicillin, cefdinir, etj.)
  • Pika për veshin me antibiotik ose steroid
  • Analgjetikë dhe antipiretikë për dhimbje/temperaturë
  • Antihistaminikë në raste alergjike  

Kirurgjia (në raste të përsëritura) 

  • Vendosja e tubave tympanostomikë (gromet)
  • Paracenteza (çarje e daulles për drenim)
  • Mastoidectomia në raste të komplikacioneve

Komplikacionet e mundshme 

  • Humbje e përhershme e dëgjimit
  • Perforim i përhershëm i daulles së veshit
  • Meningjit
  • Abces i trurit
  • Mastoiditi (infeksion i kockës së mastoidës)
  • Vertigo kronike  

Infeksionet e veshit te fëmijët 

 Fëmijët janë më të rrezikuar për shkak të strukturës anatomike të tubit eustakian. 

Rekomandohet: 

  1. Kontroll i rregullt te mjeku ORL
  2. Vaksinimi (pneumokoku, gripi)
  3. Qëndrim i drejtë gjatë ushqyerjes me biberon
  4. Shmangia e tymit të duhanit

Parandalimi i infeksioneve të veshit 

  • Tharje e mirë e veshëve pas larjes
  • Përdorimi i tapave për veshë gjatë notit
  • Mbajtja larg e objekteve nga veshi
  • Imunizimi i rregullt
  • Trajtimi i shpejtë i ftohjeve dhe alergjive

 Kur duhet të shkoni te mjeku?

  • Dhimbje që zgjat më shumë se 2 ditë
  • Sekrecione me erë ose me ngjyrë
  • Temperaturë mbi 38.5°C
  • Marramendje ose humbje dëgjimi
  • Fëmijët që qajnë pa pushim dhe prekin veshin shpesh
  • Nëse kërkoni trajtimin më të avancuar për fëmijën tuaj, qendrat mjekësore në Turqi ofrojnë teknologji moderne dhe ekipe mjekësore të specializuara për fëmijë.

Na kontaktoni

 WhatsApp / Viber: +383 45 775 706

 Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të përmirësoni jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj.

Trajtim në Turqi Blogje të ngjashme

Trajtim në Turqi:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
05:48
Filloni Bisedën
Viber