Mjekësia Interne është një specializim mjekësor për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kryesisht për të rritur.
Stomatologji
Është degë e mjekësisë që ka për qëllim diagnostikimin, parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të shëndetit oral.
Ortopedi dhe Traumatologji
Është fushë e specializuar mjekësore që shërben për diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e problemeve, lëndimeve, sëmundjeve të sistemit muskuloskeletor.
Fizioterapi Robotike
Është një qasje inovative rehabilitimi që nevojitet teknologji e avancuar robotike për të ndihmuar pacientët në rimëkëmbjen e tyre. Pajisjet robotike të fizioterapisë janë krijuar për mbështetjen e pacientit me anë të lëvizjeve dhe ushtrimeve specifike.
Protezë e Dorës dhe e Këmbës
Është një pajisje artificiale e krijuar me qëllim të zëvendësimit të një gjymtyre që mungon, për shkaqe të ndryshme si kushteve kongjenitale, dëmtimeve ose nevojave mjekësore.
Implanti Koklear
Është një pajisje mjekësore e sofistikuar që krijohet për të ofruar një tingull për personat me humbje të rëndë deri në të thellë të dëgjimit.
Kardiologjia
Është degë e mjekësisë që merret me çrregullimet e zemrës dhe enëve të gjakut. Këtu përfshihen diagnostikimi dhe trajtimi i problemeve kongjenitale të zemrës, sëmundjet e arterieve koronare, dështimi i zemrës, sëmundjet valvulare të zemrës.
Kirurgjia e përgjithshme
Është një specializim mjekësor që fokusohet në një lami të gjerë peocedurash kirurgjikale që përfshijnë pjesët e ndryshme të trupit.
Kirurgjia Robotike
Vitet e fundit, kjo fushë ka pasur zhvillim të jashtëzakonshëm ku kjo kirurgji ndryshe njihet si kirrurgjia e asistuar nga roboti ku përfshihen përdorimin e sistemeve robotike për të kryer procedura komplekse kirurgjikale me saktësi, fleksibilitet.
Ngushtimi i stomakut
Në mjekësi është i njohur si stenozë gastrike, një gjendje ku ngushtohet kalimi nga stomaku në zorrën e hollë. Kjo lloj kirurgjie ndihmon në humbjen e peshës, ku përfshihet largimi i 70-80% të stomakut.
Urologjia
Është degë e specializuar e mjekësisë që fokusohet në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e çrregullimeve që lidhen me traktin urinar dhe sistemin riprodhues mashkullor.
Ndërhyrjet estetike
Këto janë të njohura si procedura kozmetike dhe synojnë përmirësimin e pamjes fizike. Mund të jenë ndërhyrje kirurgjikale ose jokirurgjikale dhe janë të njohura për shkak të përparimeve teknologjike mjekësore.