Trajtim në Turqi

Partneri juaj në shëndet dhe mirëqenie


Vendndodhja

Vendndodhja

Lagja Lakrishtë, Rr. Bill Klinton, Objekti Donika 2, Hyrja C, Kati Përdhesë, 10000, Prishtinë


Rimodelimi i Barkut (Abdominoplastika)
Rimodelimi i Barkut (Abdominoplastika)

Rimodelimi i Barkut (Abdominoplastika)

Çfarë është abdominoplastia?

Rimodelimi i barkut apo palosja e barkut - e njohur gjithashtu si abdominoplastia - është një procedurë kirurgjikale estetike për të përmirësuar formën dhe pamjen e barkut. Mund të përfshijë heqjen e lëkurës së tepërt, dhjamin, strijat dhe shtrëngimin e muskujve të barkut.

Një bark i sheshtë dhe i tonifikuar është diçka për të cilën shumë prej nesh përpiqemi t’a arrijmë përmes aktivitetit fizik dhe kontrollimit të peshës. Ndonjëherë me këto metoda nuk mund të arrijmë qëllimet tona.

Edhe individët me peshë dhe proporcion normal të trupit mund të zhvillojnë një bark që del jashtë ose është i lirshëm dhe i varur. Shkaqet më të zakonshme të kësaj përfshijnë:

• Plakja

• Trashëgimia

• Shtatzënia

• Operacione paraprake si lindje Cezariane

• Luhatje të konsiderueshme në peshë

 

Rimodelimi i barkut mund të bëhet gjithashtu në kombinim me procedura të tjera kozmetike për formësimin e trupit, siç është rimodelimi i gjoksit. Nëse ju keni hequr dhjamin nga barku (liposuksion), mund të vendosni të bëni një palosje barku sepse liposuksioni heq indin vetëm nënlëkuror dhe dhjamin, por jo lëkurën e tepërt.

 

Kush mund të bëj palosjen e barkut?

Një kirurg plastik do t'ju njoftojë nëse jeni një kandidat i mirë për abdominoplasti. Kriteret për këtë procedurë janë:

• Të jeni me shëndet të mirë të përgjithshëm

• Të jeni me peshë të qëndrueshme

• Të mos pini duhan ose të jeni në gjendje të lini duhanin para dhe pas procedurës

• Nuk planifikoni të mbeteni shtatzënë

• Të keni pritshmëri realiste për rezultatin e procedurës

 

Rezultatet e abdominoplastikës janë të përhershme, por ndryshimet në peshën tuaj mund të ndikojnë në rezultatin e procedurës me kalimin e kohës. Një palosje barku nuk parandalon shtimin në peshë. Nëse jeni në procesin e arritjes së peshës suaj ideale, mos iu nënshtroheni menjëherë kësaj procedure.

Përveç kësaj, nëse planifikoni të zgjeroni familjen tuaj, kirurgu juaj do t'ju rekomandojë të shtyni operacionin e palosjes së barkut. Muskujt dhe lëkura juaj mund të zgjërohen pas shtatzënisë, gjë që mund të ndikojë në rezultatin e kësaj procedure.

 

Cilat janë llojet e abdominoplastikës?

Ekzistojnë opsione të ndryshme të abdominoplastikës që kirurgu juaj mund t'ju rekomandojë për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Llojet e abdominoplastikës mund të përfshijnë:

• Abdominoplastikë e plotë

• Abdominoplastikë e pjesshme ose mini tummy tuck

• Abdominoplastika rrethore

• Abdominoplastika Fleur-de-lis

 

Sa kohë zgjatë operacioni i palosjes së barkut?

Në varësi të rezultateve që dëshironi, një palosje barku mund të zgjasë nga 1 deri në 5 orë.

 

Cilat janë benefitet e abdominoplastikës?

Benefitet e abdominoplastikës përfshijnë:

• Redukton lëkurën e tepërt në zonën tuaj të barkut

• Shtrëngon muskujt e dobët

• Do të arrini qëllimet tuaja personale estetike

• Do të ndiheni më konfident për pamjen tuaj

Gjithkush ka një arsye të ndryshme, shpesh personale për t'iu nënshtruar kësaj procedure. Përfitimet mund të ndryshojnë nga personi në person.

 

Cilat janë rreziqet apo komplikimet pas abdominoplastikës?

Ashtu si çdo operacion, abdominoplastia ka rreziqe. Ju duhet të diskutoni rreziqet në detaje me kirurgun tuaj.

Rreziqet përfshijnë:

• dhimbje ose parehati të vazhdueshme

• shenja të theksuara

• infeksion

• mpiksje gjaku në këmbë ose gjoks (trombozë e venave të thella)

• komplikime të zemrës ose mushkërive

• shërim i dobët i plagëve

• mpirje ose ndryshime në ndjesinë e lëkurës (që zakonisht përmirësohet pas disa muajsh, por mund të jetë e përhershme)

• një akumulim gjaku ose lëngu rreth plagës që mund të ketë nevojë të drenohet

• lëkurë e ngushtë që e bën të vështirë përkuljen përpara ose shtrirjen

• të përziera për shkak të anestezisë

 

Sa është koha e rikuperimit pas abdominoplastikës?

Duhen rreth 6 javë për t'u rikuperuar plotësisht dhe për të parë efektin e plotë të abdominoplastikës. Zakonisht do t'ju duhet të vishni një lloj të veçantë korse ose pantallona për 6 javë, për të inkurajuar lëkurën tuaj të shërohet siç duhet dhe për të reduktuar çdo ënjtje. Do t'ju duhet të merrni rreth 4 deri në 6 javë pushim nga puna dhe nga ushtrimet fizike.

Për më shumë informata në lidhje me kontrolletekzaminimettrajtiminshpenzimet dhe çdo gjë tjetër rreth shërbimeve tona në kuadër të partnerëve tanë, ju lutëm na kontaktoni përmes linjave tona të kontaktit si më poshtë ose plotësojeni formularin e dhënë në webfaqe dhe ne do ju kontaktojmë shumë shpejtë:

e-mail: trajtohuneturqi@gmail.com

Nr: +383 45 775 706

 

Trajtim në Turqi Blogje të ngjashme

Trajtim në Turqi:

Përshëndetje!

A keni ndonjë pyetje? Mund të na shkruani!
22:13
Filloni Bisedën
Viber